Maqedoni

Përballja me pandeminë, Kuvendi votoi për ndërtimin e spitaleve modulare, VMRO lëshoi seancën

20.11.2020 14:58

Parlamenti i dha dritë jeshile ndërtimit të spitaleve modulare në përballje me pandeminë....

Parlamenti i dha dritë jeshile ndërtimit të spitaleve modulare në përballje me pandeminë. Ndryshimet e ligjit për ndërtim parashikojnë që spitalet modulare të ngriten në oborret e spitaleve, duke reduktuar procedurën për kyçje në këto projekte të ndërmarjeve të huaja.
 
“Ndërtimet modulare për veprimtari shëndetësore definohen si ndërtim të tipit të montuar dhe të ç’montuar dhe të njëjtat do të vendosen në kuadër të oborrit të institucionit shëndetësorë ose në vendin e objekteve ekzistuese të cilat janë tërhequr.”, tha Bekim Rexhepi, zv ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
 
Deputetët e VMRO–DPMNE-së edhe pse mbështetën ndryshimet ligjore, thanë se janë të vonuara dhe dhanë sugjerimet e tyre.
 
“Nuk ka nevojë për kufizime të jenë vetëm përdhesë ose një mijë metra katrorë, pasiqë mos dhashtë zoti të na duhen spitale më të mëdha dhe duhet të jeni të gatshëm në çdo moment.”, tha Vllado Misajllovski, deputet i VMRO–DPMNE–së.
 
Paraprakisht kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk ljoi hapjen e debatit për propozimin e mbarë opozitës për plotësime ligjore të ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, pasi propozimi nuk kishte kaluar komisionin e shëndetësisë. Në momentet kur duhej të votohej për standardin e studentëve dhe nxënësve të lidhura me masat anti kovid, deputetët e VMRO–DPMNE-së lëshuan sallën duke pamundësuar vazhdimin e seancës.
 
“Vendimi politik I opozitës është legjitim në kontekst politik, vlerësojë që nuk korrespodon me gjendjen faktike dhe aktuale me situatën me korona virusin dhe unë bëj apel publik nga këtu që kolegët nga opozita të reflektojnë së paku në këtë periudhë kur gjithë ne bashkarisht pozitë opozitë, qytetarë në vend, rajon dhe bota po ballafaqohemi me pasojat e pandemisë COVID 19 dhe besoj që në këtë situatë nuk ka vend për betejë të ngushtë politike partiake.”, tha Talat Xhaferi, kryeparlamentar.
 
Xhaferi deklaroi se  për funksionimin normal të parlamentit detyrohet të vë në gjitha instrumentet, përfshi këtu edhe hapjen e debatit për punën online të deputetëve  të prekur dhe dyshuar nga virusi korona. 
 
MERALE ISMAILI