Maqedoni
VMRO-DPMNE: Të formohet Qeveri ekspertësh
20.11.2020 15:40
Kriza shëndetësore, situatë ekonomike, bllokada e BE-së, kanë emër dhe mbiemër, Venko Filipçe, Nikolla Dimitrov dhe Zoran Zaev...

Kriza shëndetësore, situatë ekonomike, bllokada e BE-së, kanë emër dhe mbiemër, Venko Filipçe, Nikolla Dimitrov dhe Zoran Zaev, deklaroi Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE. Nga kjo parti kërkojn dorëheqjen e tyre dhe formimin e një qeverie ekspertësh. Lidhur me qënrdimin për Qeveri ekspertësh, nga VMRO-DPMNE thonë se kanë edhe mbështetjen e Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativës.
"Kemi sinjal pozitiv për qeveri ekpsertësh nga dy parti politike që janë jashtë koalicionit tonë, e ajo është Alenaca për Shqipëtarët e Ziadin Selës dhe Alternativa e Afrim Gashit. E shohim se e ndajn mendimin tonë, se shtetit në këtë situate krize ekonomike shëndetësore dhe ndërkombëtare më shumë do ta ndihmojë Qeveri ekspertësh se sa Qeveri që e ka të humbur besimin.", tha Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.
Osmani: Nevoitet dialog për temat e rëndësishme
Shefi i diplomacisë Bujar Osmani thot se puna e opozitës është të kërkoj dorëheqje apo për të kritikuar qeverinë por tani vendit I nevoiet është dialogu, prandaj nuk duhet të mbajnë peng temat e rëndësishme për interesa të politikës ditore.
"Ajo që mendoj se tani është e rëndësishme është të kemi dialog mes nesh bashkërendim të qëndrimeve tona për temat e rëndësishme për gjith qytetarët në vend. Kjo është edhe temat të cilat I kemi hapur me bullgarinë edhe perspektiva jonë evropjane.", tha Bujar Osmani, minsitër i Punëve të Jashtme.
VMRO-DPMNE kundër gjendjes së krizës
Nga partia e Mickoskit jan kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shka të virusit korona. sipas tyre kur ishte numri I të infektuarve shumë më I vogël, Zaev dhe Presidenti Pendarovski kërkesën e VMRO-së për gjendej krize e refuzuan me arsyetimin se shteti nuk ka burime për të zbatuar një situatë krize në nivel republiakan dhe tani lind dilema sa kanë qenë të sinqert në atë kohë thonbë nga VMRO.
Grubi: Opozita të fokusohet te shëndeti publik
Zëvendës kryemisnitri I aprë Artan Grubi ka ftuar opozitën të jep kontributin e sajë për shëdnetin publik.
"Opozita duhet të fokusohet në shëndetin publik të qytetarëve ti mbështet përpjekjet e institucioneve dhe të jep kontributin e sajë për të vijuar me proçesin reformues dhe proçesin integrues.", tha Artan Grubi, Zv/Kryemisnitër i parë.
LSDM: VMRO-DPMNE vazhdon me aktrim
Ndërsa për LSDM-në kjo është edhe një teatër i VMRO-së dhe askush më nuk i merr seriozisht.
"VMRO-DPMNE është opozita e vetme në botë që kërkon dorëheqje dhe ikën nga zgjedhjet, sepse ekziston frika e përballjes me qytetarët. Mickoski dhe VMRO-DPMNE e tij humbën zgjedhjet parlamentare, lokale, presidenciale, bojkotuan referendumin, tani po ikin nga zgjedhjet lokale në Shtip dhe, për më tepër, po kërkojnë një qeveri të gjerë. Pa asnjë legjitimitet, pa një mandat nga qytetarët, ata kërkojnë të jenë pjesë e qeverisë, dhe ndërkohë sabotojnë luftën e autoriteteve shëndetësore me "Covid-19"," thuhet në komunikatën me shkrim të LSDM-së.
Nga partia e Zaevit thonë se VMRO-DPMNE është në anën e gabuar dhe gjithçka bëjn për interesa partiake.
SANIJE DURAKU
