Kapiteni i feribotit të mbytur jugokorean dënohet me 36 vjet burg

11.11.2014 10:18

Kapiteni i feribotit koreanojugor "Sevol", i cili u mbyt në prill të këtij viti, me ç'rast e humbën jetën dhe u zhdukën 304 pasagjerë, u dënua me 36 vjet burg për pakujdesi, e cila ka çuar drejt vdekjes së shumë njerëzve........

Prokuroria e Koresë së Jugut ka kërkuar dënim me burg për kapitenin e trajektit Le Jong-seog (69) për shkak të fatkeqësisë në të cilën në prill të këtij viti jetën e humbën mbi 300 persona, pjesa më e madhe nxënës.

Gjykata e dënoi edhe inxhinierin kryesor të feribotit me 30 vjet burg për vrasje.

Qeveria e Republikës së Koresë sot publikoi se do ta ndërpresë kërkimin e nëntë viktimave të feribotit të mbytur më 16 prill, të cilët rezultojnë të zhdukur.

Në trajektin "Sevol" kanë qenë 476 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit gjatë fatkeqësisë më 16 prill të këtij viti. Vetëm 174 persona kanë shpëtuar në fatkeqësi. Kapiteni dhe pjesa më e madhe e ekuipazhit kanë qenë në mesin e të parëve që janë evakuuar.