Maqedoni

Tetovë, ekspozitë me fotografi të faturave të energjisë

20.11.2020 16:22

Këshilli protestues kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Tetovë...

Këshilli protestues kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Tetovë ka mbajtur ekspozitë më fatura të energjisë elektrike. Sipas tyre edhe pse në disa shtëpi banorët janë në mërgim faturat  e energjisë elektrike vinë shumë të larta. Këto fatura sipas tyre vinë vetëm në pjesën perëndimor të vendit ku jetojnë shqiptarët. 
 
"Shiheni këtu kemi katër lloj faturash,ka shtëpi që banorët e kësaj shtëpie nuk jetojnë aty ju vjen fatura mujore 4000-5000-6000 deanr. Ka shtëpi që ngrohen me dru,me gazë,peleti,dhe përsëri gjatë dimrit fatura ju vjen 12000,13000 mijë denar. Po ta shihni në Maqedoninë lindor kësisoj faturash nuk ka. Zaevi LSDM- dhe qeveria për katër muaj,ky është i 16 aktivitet me radhë, që nuk na dëgjon neve, nuk na përfillë kërkesat tona, dhe nuk thërret që të arrijmë marrëveshje.", tha Krenar Osmani nga këshili organiziativ kundër energjis elektrike.
 
Osmani thotë se 60% e buxhetit familjar shkon për EVN dhe sipas tij kjo është e pa pranueshme. 
 
"Nuk mundet që 50-60% e buxhetit familjar,të shkoj të EVN-ja kjo është krimë, është zhvatje, është jo racionale anormale.", tha Osmani.
 
Nga  Këshilli kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike paralajmëruan se janë duke përgatitur një propozim ligj,që pritet ta dërzojn në Kuvend i cili përmban 7 kërkesa. 
 
VISAR SADIKI