Maqedoni
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, 63% e fëmijëve të vetëdishëm për të drejtat e tyre
20.11.2020 16:34
Rreth 63 % e fëmijëve kanë dëgjuar për Konventën për të Drejtat e Fëmijëve...

Rreth 63 % e fëmijëve kanë dëgjuar për Konventën për të Drejtat e Fëmijëve, ndërsa mbi 90 % mendojnë se të rriturit duhet të jenë më të arsimuar dhe të dinë për të drejtat e fëmijëve. Kjo u tha ne prezantimin e sotëm të Raportit Alternativ të Fëmijëve mbi situatën e të drejtave të fëmijëve në vendin tonë, organizuar nga Ambasada e Parë e Fëmijëve "Megjashi"
"Më shumë se 10% e fëmijëve kanë qenë viktima të dhunës dhe rreth 22 % njohin dikë që ka qenë viktimë e dhunës. Fëmijët në vendin tonë janë viktima të llojeve të ndryshme të dhunës, përfshirë pedofilinë, dhunën psikologjike, dhunën kibernetike, dhunën në familje, verbale dhe nga ana bashkëmoshatarëve"...
"Egzistojnë shumë lloje të diskriminimit ato janë, për shkak pamjes fizike një nga ato është pamja fizike perkatësisë etnike fejes si dhe për shkak mjeteve financiare"...
"Për fëmijët ndotja e ajrit gjatë stinës së dimrit është e përditshme. Fëmijët gjithashtu paknaqësit e tyre I shprehin edhe për mungesë të gjelberimit mbetturina gjithanadej si dhe fabrikat që janë afer venbanimeve.", thanë fëmijët.
Që prej dhjetorit të vitit 1954, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka rekomanduar të gjitha shtetet të kenë një Ditë Universale të të Drejtave të Fëmijëve. Data 20 nëntor, përkon me ditën e miratimit të Deklaratës për të Drejtat e Fëmijëve në vitin 1959, si dhe miratimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në vitin 1989. Sipas Konventës, e cila është marrëveshja më e ratifikuar në të gjithë botën, për të drejtat e njeriut, përfshin të drejtën e jetës, të drejtën e shëndetit, edukimit dhe për të luajtur, të drejtat për të pasur një familje, për t’u mbrojtur nga dhuna dhe diskriminimi.
REJHANE BUSHI METAJ
