Maqedoni
Shkup: Të shtëna me armë afër Çairçanes
20.11.2020 18:40
Pasditen e sotme në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair janë regjistruar të shtëna me armë zjarri...

Sipas dëshmitarëve okular, përplasja ka ndodhur mes dy grupeve të rinjsh të cilët, pas përplasjeve fizike, kanë përdorur edhe automatik të tipit kallashnikov. Incidentin e ka konfirmaur edhe Ministria e Punëve të Brendshme.
“Rreth orës 14:55 është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Cvetan Dimov” përpara një dyqani për auto pjesë. Deri në këtë moment nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja nga armë zjarri. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, ekipet e së cilës ndodhen në teren.
