Maqedoni

Qeveria: Shpallet gjednje e krizës në tër vendin

20.11.2020 20:58

Në seancën e 23-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore miratoi vendimin për shpalljen e gjendjes...

Në seancën e 23-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore miratoi vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës në gjithë territorin e vendit, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik nga virusit KOVID-19. 
 
Kjo bëhet me propozim të Komitetit Drejtues për koordinim dhe menaxhim me të sistemit të menaxhimit me kriza, me propozim praprak të Grupit të Vlerësimit. Paraprakisht Këshilli i Sigurimit rekomandoi shpalljen e një gjendjes së krizës në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore, në mënyrë që të trajtojë në mënyrë efektive pasojat e krizës për shkak të krizës me virusin korona.
 
Periudha për ekzistimin e një situate krize në territorin e Maqedonisë Veriore është 30 ditë, duke filluar nga 20 nëntor 2020 dhe Qeveria do të informojë Presidentin e Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Kuvendin për këtë Vendim. Në të njëjtën kohë, Qeveria do t'i propozojë Presidentit të Republikës së Maqedonisë Veriore të vendosë për pjesëmarrjen e disa anëtarëve të disa njësive të armatës në luftën e përbashkët.     
 
“Qeveria arriti në përfundimin se Shtabi i Përgjithshëm i Qendrës për Menaxhimi me Krizave menjëherë të fillojë me përgatitjen e Planit të veprimit për parandalim dhe menaxhim të përhpjes së sëmundjes infektive KOVID-19, si dhe rishikim të plotë të burimeve njerëzore dhe materiale-teknike të disponueshme dhe një plan për veprim të koordinuar”, njofton qeveria.
 
Ndërkohë shtabi kryesorë i cili do të ketë për obligim të udhëheq me të gjitha masat për mbrojtjen e shëdnetit publik, po përgadit planin aksional për përballje me pandeminë.
 
"Në këtë plan aksional do të përfshihen të gjitha masat dhe aktivitetet që duhet ti ndërmerr udhëheqësia shtetërore, duke përfshirë minsitrinë e brendëshme, ministrinë e mbrojtjes, minsitrinë e shëndetësisë, si dhe të gjitha institucionet publike, si përfaqësuesit e pushtetit lokal të cilët do të kenë onbligime në luftën kundër kovid 19", u shpreh drejtori i qendrës për menaxhim me kriza Stojanço Angellov.                                                                 
 
Pjesë e shtabit qëndrorë do të jenë përfaqësues t misnitrisë së brendëshme, minsitrisë së punëve të jashtme, misnitrisë së mbrojtes shëdnetësisë, transportit dhe lidhjeve, udhëheqësi i ndihmës së shpejtë për shkupin, drejtori i drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim përfaqësues i armatës, përfaqësues i agjencionit për zbulim, përfaqësues i agjencionit për siguri të informatave të klasifikuara si dhe përfaqësues nga kryqi i kuq. Me shtabi qëndror udhëheq drejtori i qendrës për menaxhim me kriza. 
 
FITIM KRYEZIU