Kovid 19: 39 të vdekur 1237 të infektuar
Nga 3 200 teste për CoViD-19 kanë rezultuar pozitiv 1237...

Nga 3 200 teste për CoViD-19 kanë rezultuar pozitiv 1237 persona apo 39 per qind e testeve. Numri më I madh I rasteve pozitive ka qenë në Shkup ku janë regjistruar 506 të infektuar.
Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 39 pacientë, prej të cilëve 10 nga Shkupi, gjashtë nga Velesi, gjashtë nga Strumica, Pesë nga Manastiri, dy nga Ohri, tre nga Prilepi, nga një në Kumanova, Shtipi, Tetova, Krushevë, Koçan, Kërçovë dhe Negotinë.
Në mesin e të vdekurve ishin edhe një pacient I moshës 38 vjeçare dhe dy pacient të moshës 44 vjeç.
Poashti nga Instituti I shëndetit publik kanë njoftuar se betejën me kovid 19 tanimë e kanë fituar edhe 748 persona, duke e rritur në 30952 persona numrin e përgjitshëm të pacientëve të shëruar, nga gjithsej 52449 të infektuar që nga fillimi I pandemisë.
Numri I përgjithshëm I të vdekurve arrinë në, 1462 persona, ndrësa raste aktive me kovid 19 në vend janë 20035 persona.
FITIM KRYEZIU
