Gorbaçov kërkoi nga Merkeli që të mos lejohet paraqitja e Murit të ri të Berlinit
Ish-kryetari sovjetik Mihail Gorbaçov pas bisedës së tij të djeshme me kancelaren gjermane Angela Merkel dërgoi thirrje të fuqishme për pajtimin midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian....

"Nuk mund të lejojmë të vijë deri në paraqitjen e Murit të ri të Berlinit", tha ai pas bisedës 40 minutëshe me Merkelin, dedikuar tensionit të tanishëm rreth krizës në Ukrainë. Sipas tij, të gjithë duhet të investojnë dhe të tejkalohen problemet aktuale.
Sipas zëdhënësit të Qeverisë, gjatë bisedës, Merkeli nga ana e saj e theksoi rëndësinë e madhe të marrëdhënieve gjermane-ruse në planin afatgjatë edhe krahas të gjitha dallimeve mes tyre.
Gorbaçov (83) në fund të javës së kaluar, në kryeqytetin e Gjermanisë mori pjesë në festimin me rastin e 25 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Prej atje ai fuqishëm e qortoi Perëndimin, ndërsa edhe paralajmëroi për rrezik nga lufta e re e ftohtë në kontekst të konfliktit ukrainas.
