Moti do të jetë me vranësira dhe do të fryjë erë e përforcuar veriore
Moti sotë në mëngjes do të jetë i ftohtë dhe me erë...

Gjatë ditës do të jetë me vranësira dhe do të fryjë erë e përforcuar veriore, më e shprehur përgjatë Vardarit dhe lartësirave më të mëdha. Në pjesët perëndimore dhe në veri në male do të ketë kushte për reshje të shkurta të borës, e vende-vende nëpër fushëgropa janë të mundura reshje të dobëta të shiut.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej minus 5 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 4 deri në 11 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe do të fryjë erë e përforcuar veriore. Në disa pjesë më të larta të rajonit do të ketë reshje të dobëta të borës. Temperatura minimale do të ulet deri në 0 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 6 gradë.
Nga e diela moti sërish do të jetë stabil, por me temperatura më të ulëta të mëngjesit, të cilat në pjesën më të madhe të vendit do të zbresin nën minus 5 gradë.
