Maqedoni

Projekt mabrëkombtar i arkivave të Shqipërisë, leximorja e Çairit instalon databazat digjitale

21.11.2020 15:07

Në proektin mbarëkombëtar të inicuar nga Drejtoria e përgjitshme e Arkivave të Shqipërisë...

Në proektin  mbarëkombëtar të  inicuar nga Drejtoria e përgjitshme e Arkivave të Shqipërisë për instalimin e databazës digjitale të arkivit të Shqipërisë do të kyqet edhe leximorja e Komunës së Çairit.
 
Në hapsirat e leximores  instalimi i databazës digjitale do tu shërbejë nxënësve dhe studentëve që për hulumtimet e tyre shkencore dhe akademike ,të kenë në dispozicion thesarin studimor të Arkivit të Shqipërisë.
 
"Fondet që janë për historinë shqiptare ti kemi edhe fizikisht jo vetëm në formë elektronike ti kemi në Arkivin e RMV së por edhe në Arkivin e Tiranës dhe besoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej", u shpreh zvdrejtori i arkivit të RVM-së, Muzafer Bislimi.
 
Çfarë ndodh sot në Tiranë kemi mundësinë që ta përhapim kudo ku frymon Shqiptaria vlerëson Drejtri i Drejtorisë së Arkivave të Shqipërisë Ardit Bido. Sipas tij, ky bashkëpunim kulturor kombëtar duhet të përshpejtohet  sepse jemi një komb pavarësisht se jemi në shtete të ndryshme.
 
"Më vjen mirë që qyteti i dytë pas Gjirokastrës pas Tiranës është Shkupi , Prishtina pastaj Pogradeci dhe pastaj ne dëshirojmë të përhapet në mbarë trojet shqiptare jemi në komunikim edhe me komunat arbëreshe kudo ku frtymon shqiptari ky është qëllimi ynë dhe studjuesi që do vijë në këndin arkivor në Shkup zëre se do të ishte në Tiranë", theksoi drejtori i drejtorisë së arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido.
 
Ky proekt është tejet i qëlluar thekson Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, i cili potencon se po realizohen edhe proekte tjera në favor të nxënësve dhe studentëve.
 
"Dua si Kryetar i Komunës ta cek se nga muaji mars mjetet janë siguruar për një leximore të re me bibliotekën komuanale dhe disa hapsira tjera që do të jenë ekspirimentale për nxënës dhe studentë kem siguruar mjerte për një objekt të ri me sipërfaqe mbi 2 mij metra katror", u shpreh kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu.
 
Proekti në fjalë ka  kushtuar  2 milion euro dhe të hollat janë siguruar  përmes një  donacioni në partneritet me Komunën e Çairit.
 
FLUTURA LATIFI