Maqedoni
Mjekët spitalet janë të stërmbushura respektoni masat, mbani maska, distancë
21.11.2020 15:33
Jemi të angazhuar me tërë kapacitetin që posedojmë që të bëjmë më të mirën që mundemi...

Zbatoni rekomandimet. Këto janë rekomandimet e punonjësve shëndetësor të cilët nëntë mujat e kaluar janë rreshtruar në rradhët e para në luftën me pandeminë.
Personlei mjeksor veçmë është i lodhur, shumë prej tyre u infektuan dhe një pjesë prej tyre humbën betejën me covid 19. Ata ftuan qytetarët që të respektojnë masat sepse kapacitetet e spitaleve janë të stërmbushura dhe dinamika e pranimit dhe trajtimit të pacientëve është vështirëuar.
"Do të doja të kuptoni se ne palodhshëm po luftojmë për jetën dhe shëndetin e cdo pacienti", u shpreh mjeku Dejan Dokiç nga klinika e pulmologjisë.
"Ka kaluar kohë që ne llogarisim se sa e kemi kohën e punës", theksoi infektologu Ilir Demiri.
"Edhe ne kemi familje kemi fëmijë kemi prindër të moshuar edhe ne nuk dëshirojmë që ta sjellim sëmundjen në shtëpi", u shpreh Dimitra Karkinski nga klinika e pulmologjisë.
Mbi 460 pacientë të dyshuar dhe pozitiv për covid 19 shërohen në repartet infektive në kryeqytet. Një pjesë e madhe e tyre janë me terapi oksigjeni.
Edhe përskaj numrit të madh të pranimeve të pacientëve gjatë ditës së djeshme, këtë mëngjes ka pasur vetëm 25 shtretër të lirë, dhe pritet që gjatë ditës të lirohen edhe shtretër shtesë në Klinikën për Sëmundje infektive edhe në Spitalin 8 shtatori.
FLUTURA LATIFI
