Në Indi tetë gra e kanë humbur jetën, dhjetëra në gjendje kritike pas një sterilizimi masovik
Tetë gra e humbën jetën dhe dhjetëra janë në gjendje kritike në një spital në shtetin federal indian Çatisgar pas zbatimit të programit shtetëror për sterilizim masovik.....

Mbi 80 gra të cilat i janë nënshtruar sterilizimit në një kamp shëndetësor qeveritar në distriktin Bilaspur shume shpejt kanë filluar të vjellin, t'u bijë pulsi dhe të ndjejnë komplikime të tjera pas intervenimit.
Autoritetet do të zbatojnë hetim për shkaqet për vdekjen e grave, deklaroi një komisar lokal i policisë.
Sterilizimin e ka kryer një mjek dhe asistenti i tij.
Qeveritë lokale në Indi shpesh ofrojnë volitshmëri të lloj-llojshme siç janë automjete apo pajisje elektrike të çifteve të cilët vullnetarisht do t'i nënshtrohen sterilizimit, me qëllim të kontrollit të lindjes në këtë shtet me mbi një miliardë banorë.
