Maqedoni

Bllokada nga Bullgaria, Zaev: Befasi e pakëndshme, ngjalli zemërim te ne

21.11.2020 17:55

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për AFP tha se i vjen keq për bllokimin bullgar...

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për AFP  tha se i vjen keq për bllokimin bullgar dhe se kjo nga ngjallur zemërim në Maqedoninë e Veriut.
 
Zaev për AFP thotë se fqinji lindor e ka befasuar, por beson se mund të gjendet rrugë e mëtejshme. Duke theksuar absurditetin e gjithë problemit, kryeministri Zaev thekson se çdo çështje që ka të bëjë me identitetin maqedonas është ‘linjë e kuqe’.
 
“Dëshmuan se sa besojmë në vlerat evropiane”, shtoi Zaev e që aludon në kompromisin për ndryshimin e emrit “dhe tani kur Evropa duhej t’i tregojë vlerat evropiane, nuk ishin aty”. “Bllokimi i Bullgarisë për hyrje të Maqedonisë së Veriut në BE është në kundërshtim me vlerat e bllokut dhe ngjalli shumë zemërim te ne”, tha kryeministri Zaev.