Maqedoni

Covid – 19: 25 viktima, 1182 raste të reja dhe 707 të shëruar

21.11.2020 20:13

Në 24 orët e fundit janë kryer 3 109 teste te dyshuara për CoviD-19 dhe prej tyre 1182 kanë rezultuar pozitivë...

Shkupi kryeson edhe më tej me 544 raste të reja pasuar nga Tetova me 75, Gostivari me 66, Kërçova me 55, Prilepi 50, Kumanoba 48 dhe qytetet tjera me më pak të infektuar. 
 
Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 25 pacientë prej të cilëve 6 pacientë nga Shkupi, 4 Kumanova, 3 Tetova, 3 Prilepi, dy Velesi, 2 Gostivari dhe nga një pacient në Shtip, Kavadar, Strumicë, Manastir dhe Krushevë.
 
Poashti nga Instituti I shëndetit publik kanë njoftuar se betejën me kovid 19 tanimë e kanë fituar edhe 707 persona, duke e rritur në 31659 persona numrin e përgjitshëm të pacientëve të shëruar.
 
Numri I përgjithshëm I të vdekurve arrinë në 1487  persona, ndrësa raste aktive me kovid 19 në vend janë 20485 persona.