Ndihma e shpejtë në Shkup, deri në 120 thirrje brenda 24 orësh
Në këtë periudhë kur vendi po përballet me valën e dytë të virusit korona....

Në këtë periudhë kur vendi po përballet me valën e dytë të virusit korona, ndihma e shpejtë në kryeqendër po merr 100 deri në 120 thirrje brenda 24 orësh.
Për të përballur fluksin e shtuar sidomos të pacientëve me “Covid 19”, ndihmës së shpejtë së fundmi në ndihmë po i del edhe armata, e cila merret me transportimin e rasteve më të lehta.
“Transportin e kovid pacientëve e bëjmë vetëm ne. Tanimë ka arritur edhe ndihma e ushtrisë për transport të pacientëve me simptome më të lehta ndërsa ndihma e shpejtë e bën transportin e pacientëve në gjndje më të rëndë. Në rastet kur gjendja shëndetësore është përkeqësuar nuk ka nevojë të caktohet termin nëpërmjet mjekut amë por pacienti paraqitet direkt në linjën 194. Kemi bashkëpunim të mirë me kovid qendrat, derisa e transportojmë pacientin informohemi ku ka vend të lirë, për ta shkurtuar periudhën e vendosjes së pacientit në spital” – tha Margareta Atanasoska-Tripunoska nga Ndihma e Shpejtë.
Virusi korona nuk i ka kursyer as të punësuarit e ndihmës së shpejtë.
“Kemi edhe nga të punësuarit tanë raste pozitive apo në izolim. Megjithate ky numër është tejet i vogël marrë parasyshë se jemi në kontakt direkt me rastet më të rënda të kovid pacientëve. Kemi mbroje maksimale dhe i respektojmë të gjitha protokolet mbrojtëse” – u shpreh Margareta Atanasoska-Tripunoska.
Nëse vlerësohet se pacienti ndodhet në gjendje të rëndë, ndihma e shpejtë arrinë brend 7 deri në 8 minuta, thonë nga ky shërbim, prej ku bëjnë të ditur se përveç rasteve me kovid 19, u përgjigjen edhe thirrjeve tjera për raste urgjente siç janë thirrjet në aksidente trafiku ku ka të lënduar.(Gyltene Sinani, TVM2)
