Çmimi shtetëror "22 Nëntori", nderohen Xhevat Lloshi dhe Ali Aliu

22.11.2020 14:32

Çmimi shtetëror "22 Nëntori" që ndahet në ditën e alfabetit shqip...

Çmimi shtetëror "22 Nëntori" që ndahet në ditën e alfabetit shqip, këtë vit iu nda albanologut  Xhevat Loshit dhe akademikut, AliAliu. 

Këshilli për ndarjen e këtij çmimi shtetëror në pajtim me Ligjin për çmime shtetërore në kuadër të Kuvendit nderoi dy personalitetet në shenjë mirënjohjen për kontributin në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Unë mendoj që çmimi që jepet tani tregon për një frymë të re në marëdhëniet midis popujve. Është një çmim që sigurisht lidhet me hisotrinë dhe kulurën shqiptare por unë mendoj që ka vend edhe në hisotrinë e Maqedonisë së Veriut, e pasuron atë pikërisht me frymë të re e cila është frymë drejt së cilës punojmë për të shkuar edhe në Europë” – tha albanologu, Xhevat Lloshi.

“Për këtë çmim mua më lidhin  edhe disa sentimente personale me qytetin, me Manastirin. Në fund të viteve 40 dhe në fillim të viteve 50 unë kam kryer tetëvjeçaren në Manastir, aso kohe në Preespë ku jam lindur akoma nuk kishte tetvejçare në gjuhën shqipe dhe  ato vite kam kaluar si konviktor në ndërtesën e abc-së. Shpesh sa herë udhetoja nga Shkupi apo prishtina për në prespë ndalesha në ndërtesën e Kongresit për ta risjell në kujtime krejt atë fazë të asaj fëmijërie” – u shpreh kritiku letrar, Ali Aliu.

22 nëntori – Dita e Alfabetit Shqip, përkujton jo vetëm rëndësinë e padiskutueshme të Kongresit të Manastirit për gjuhën shqipe, por edhe pikënisjen e një rrugëtimi historik për shqiptarët, pasi 150 delegatët e Kongresit me vendimet e tyre, filluan lëvizjen që shënohet si moment kyç i historisë sonë, e që i orientoi shqiptarët e të gjitha trojeve, drejt kombeve të përparuar të botës perëndimore. (Zekirja Mexhiti, TVM2)