Grubi citon Fishtën, gjuha dhe identiteti nuk përcaktohen me traktate
Gjuha dhe identiteti nuk përcaktohen me traktate....

Gjuha dhe identiteti nuk përcaktohen me traktate dhe marrëveshje por mbi parimet e të drejtës hyjnore. Me pjese të fjalimit të at Gjergj Fishtës të vitit 1919 në Konferencën e Versajës në Paris, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nisi fjalimin e tij solemn me rastin e shënimit të 22 nëntorit ditës së alfabetit shqip.
“Arsyeja se spe e zgjodha këtë profeci Fishtiane, për ta rikthyer në kujtesë sod është ndërlidhshmëria, është vartësia dhe nevoja për ti rikujtuar pasojat e conferences së Versajës, e cila dështoi të sjell fundin e arsyeve të Luftës së pare botërore dhe niti pasoja shtes të cilat po ndjehen edhe sod. Fatet ekombeve tona në vendin tonë janë të ndërlidhura bashk, rrugtimin për liri, barazi dhe integrim e kemi të përbashkët. Ashtu siç thot edhe fishtapartimi i vetvendosjes për etni gjuhë dhe përkatësi, nuk mund të përcaktohen me tractate e marrveshje por mbi parime të të drejtës hyjnore. Sot e kaluara nuk guxon të mban peng të ardhmen nuk kthehen metodat dhe vlerate shekullit 19 në shekullin 21.” – tha Zëvendëskryeministri i Parë i vendit, Artan Grubi.

Osmani, shqiptarët faktorë i rëndësishëm në Ballkan
Ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani, për Ditën e Alfabetit shqip uroi nga vendi i mbajtjes së kongresit, nga Muzeu i Alfabetit.
“Që atëherë shqiptarët janë faktorë i rëndësishëm në Ballkan; një faktorë paqeje dhe stabiliteti. Andaj, do vazhdojmë ta kultivojmë gjuhën tonë. Do kontribuojmë për paqen në Ballkan. Do kontribuojmë për pajtimin mes popujve. Do punojmë në rrugëtimin evropian dhe do mbërrijmë atje, ku gjuhët e ndryshme janë vlerë e shtuar, bashkë me shqipen edhe të tjerët.” – u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Zaev dhe Pendarovski urojnë 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip
Përmes një komunikate me shkrim, Kryeministri Zaev duke uruar ditën e alfabetit është shprehur se gjuha dhe alfabeti janë kodi gjenetik i një populli ndërsa kremtimi i saj dëshmon respektimin dhe avansimin e saj.
“Sot kur ne e shënojmë dhe festojmë Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe, së bashku festojmë ekzistencën dhe afrimin e dy traditave kulturore që kanë mbijetuar së bashku. Kjo është një dëshmi e fortë se gjuha dhe shkrimi janë ura e traditave, kulturave dhe trashëgimeve tjera shpirtërore. Janë çelësat që hapin dyert e botëve të tjera për të njohur, respektuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin”, thekson mes tjerash kryeministri Zaev.
Ditën e alfabetit e ka uruar edhe Presidenti i shtetit, Stevo Pendarvoski. Në komunikatën e shkruar edhe në shqip, Pendarovski thotë se është krenar qw kjo ditë tanimë 14 vite është festë shtetërore me të cilën krenohen jo vetëm shqiptarët, por edhe të gjithë qytetarët e vendit.
“Gjuha dhe kultura janë fundamentale të çdo populli, mohimi i tyre nënkupton përpjekje për asgjësimin e përkatësisë së tyre etnike. Në shekullin XXI përpjekjet e tilla nuk mund të gjejnë vend dhe janë të dështuara.” thekson presidenti Pendarovski. (Sanije Kasami, TVM2)
