Çair, shkolla “Kongresi i Manastirit” bëhet me sallë sporti
Shtatë vite pasi u përurua shkolla fillore “Kongresi i Manastirit” në Shkup....

Shtatë vite pasi u përurua shkolla fillore “Kongresi i Manastirit” në Shkup, në ditën e alfabetit, u bë edhe lëshimi në përdorim i palestrës sportive.
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu vlerësoi mirkuptimin që kishte drejtori i kësaj shkolle deri sa nxënësit nuk kishin palestër sportive.
“Para shtat viteve në të njëjtën ditë është bë promovimi i shkollës së re, pas asaj periudhe sot jemi këtu për ta bërrë hapjen solemne të kësaj palestre sportive. Ky objekt i ri jo vetëm që ka shërbyer për nxënësit e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”, në kohën e fundit gjithashtu ka shërbyer edhe për paralelet e disperzuara të Universitetit të Tetovës të cilët ligjeratat i vijojnë në Shkup, por edhe të Universitetit Nëna Terez, kështu që me të vërtetë epitetin Kongresi i Manastirit, emërimin kjo shkollë e mbanë konformë veprimtaris që e bënë” – tha Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
“Kjo datë është një datë historike që vuloset edhe me inaugurimin e kësaj palestre sportive, pra është 22 nëntori i dytë për shkollën tonë. Falënderoj të gjitha institucionet të cilat na ndihmuan që ta kemi një sallë të tillë” – u shpreh Drejtori i Shkollës “Kongresi i Manastirit”, Faik Xhoni.
Salla sportive mbanë emrin e veprimtarit “Alush Hamidi”, i cili mes tjerash ka qenë edhe mësues, drejtor i shkollës dhe kontribues i përkushtuar i aktiviteteve kulturore-artistike. (Fitim Kryeziu, TVM2)
