Ohër, guidat turistike të pakënaqur me mbështetjen financiare të qeverisë
Guidat turistike në Ohër janë të pakënaqur me mbështetjen financiare....

Guidat turistike në Ohër janë të pakënaqur me mbështetjen financiare të qeverisë. Ata e konsiderojnë ndihmën si të vogël dhe të pamjaftueshme.
Dyqind udhëzues turistikë nga Ohri dhe rreth një mijë nga vendi janë përfshirë në paketën e katërt të masave ekonomike të qeverisë për herë të parë, por vetëm 150 prej tyre do të marrin mbështetje financiare.
Nga ambasadorë të trashëgimisë kulturore, në pandemi, ata janë kthyer në sociale, duke jetuar në prag të falemintimit.
“Fatkeqësisht, shumë nga kolegët tanë do të mbeten pa ndihmë dhe do të duhet të gjejnë zgjidhje si të gjinden dh eta kalojnë këtë krizë të Kovid. Së shpejti do të përballemi me krijimin e një grupi njerëzish që do të kenë probleme të mbijetojnë për të siguruar jetesën” – u shpreh Kryetari i shoqatës së guidave turistike në Ohër, Kliment Naumov.
Nuamov thotë se guidat turistike duhet të ishin mbështetur edhe në paketat e mëparshme ekonomike, pasi të ardhurat e tyre janë zero këtë vit.
“Disa prej këtyre fondeve duhej të shpërnaheshin për udhëzuesit turistikë që në paketën e parë dhe të dytë. Sidoqoftë, përpjekja ishte për të shpëtuar turizmin dhe turizmi do të shpëtohet nëse kemi një veprim gjithëpërfshirës dhe nëse të gjithë palët e interesuara janë pjesë e asaj pakete masash." – deklaroi Naumov.
Guidat turistike që nuk janë në punë të rregullt do të kenë të drejtën të aplikojnë. Masa parashikon që shuma e grantit të jetë 65,000 denarë për aplikant. Kjo masë do të zbatohet në nëntor dhe dhjetor të këtij viti dhe për të njëjtën në buxhet janë parashikuar 9,800,000 denarë. (Ilmije Zhaku, TVM2)
