Ditët e Alfabetit, promovohet ditari për Parashqevi Qiriazin

22.11.2020 16:00

Instituti i Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve në Shkup...

Instituti i Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve në Shkup përmbylli ditët e alfabetit me promivimin e veprës shkencore të iluministes shqiptare, Parashqevi Qiriazit. Bëhet fjalë për ditarin kushtuar asaj rreth ngjarjeve të konferencës së paqes në Versajë të para 100 viteve, ku ajo ka ngjizur fatet dramatike të popujve të vegjël të Ballkanit.

“Parashqevi Qiriazi udhëton nga Amerika për të sjellë në konferencën e Versajës shqetësimet e bashkatdhetarëve të saj mbi ambiciet grabitçare të fuqive ekspansioniste të Ballkanit dhe Europës. Ajo tregohet tepër këmbëngulëse në shpërfaqjen e këtyre shqetësimeve duke i bërë ato sa më të kapshme dhe më të afërta edhe për presidentin amerikan Willson.” – tha Drejtori i ITKSH-së, Skender Asani.

Projekti është realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e kulturës, të cilët vlerësojnë kontributin e kësaj figure e cila ka unifikuar popujt e Ballkanit.

“Gjuha sipas definimit është mjet komunikimi por guha amë është amanet. 7 milard njerëz në botë flasin në 7 mijë gjuhë dhe secili prej tyre ka melodinë e vet. Në gjuhën shqipe për mua për shembull fjalë shumë e bukur dhe e fuqishme është fjala faleminderit.” – u shpreh Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska.

Ambasadorja amarikane në Shkup, Kejt Bërns e pranishme në këtë event tha se vlerëson begatinë historike në Maqedoninë e Veriut e cila duhet të shërbejë në  kohezionin shoqëror.

“Doja të shohë Maqedoninë e Veriut duke vazhduar progresin jo vetëm të tejkalojë interpretimet e ndryshme të historisë por të ndërtojë një kohezion dhe të kthejë historinë në një element konstruktiv se sa një burim të mosmarrëveshjeve.” – deklaroi  Ambasdorja e SHBA-ve në Shkup, Kejt Bërns.

Gjithashtu u promovua edhe dokumenatri kushtuar Parashqevi Qiriazit. Ky projekt do të publikohet edhe më 17 dhjetor në UNESCO. (Meral Ismaili, TVM2)