Karakaçanov, Shkupi nuk dëshiron zgjidhje të kontestit

22.11.2020 16:32

Bashkimi Evropian ka një rregull të qartë që vlen për të gjithë....

Bashkimi Evropian ka një rregull të qartë që vlen për të gjithë, dhe kjo është që nuk ka hyrje në Bashkim pa zgjidhur çështjet e diskutueshme bilaterale, ka deklaruar Zëvendës Kryeministri Bullgar Krasimir Karakaçanov për BTV.

“Shkupi nuk ka dëshirë t'i zgjidhë këto çështje. Ata mendojnë se mund të përdorin hile, si më parë. Ata mendojnë se mund të mashtrojnë siç kanë bërë deri tani. Bullgaria t’i mbështesë dhe më pas t’i ngulin thikë si falënderim dhe të na diskreditojnë.” – tha Zv.Kryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov.

LSDM, vazhdojmë rrugën evropiane dhe bisedimet

Edhe përkundër vetos Bullgare nga LSDM thonë se nuk ka hamendje nuk ka rrugë tjetër përç asaj drejt BE-së.  Bisedimet mes Shkupit dhe Sofjes vazhdojnë, thonë nga partia në pushtet.

“Pa marrë parasysh se çfarë ndodh rreth vetos së Bullgarisë, për mos fillim të negociatave, vlersojë se e vetmja rrug që duhet të vazhdohet është rruga drejt BE-së, rrugë tjetër nuk ka. Qytetarët veç më vendosën se ajo është e vetmja rrugë për ta kështu që qendrimi është ky, vazhdojm tutje” – deklaroi Marija Georgievska, Deputete e LSDM-së.

VMRO-DPMNE, qeveria e ka futur vendin në rrugë pa krye

VMRO- DPMNE-ja opozitare fajin për bllokaden nga Bullgaria e adreson tek politikat e Kryeministrit Zoran Zaev. Ata thonë se nuk është e vërtet se ka dukement si garanc për fillimi të negociatave.  Në partin e Mickoskit ka edhe dyshime se Bullgarisë i janë premtuar edhe lëshime tjera.

“Cilat janë ato koncesione? A është e vërtetë që Zaev u premtoi njerëzve të caktuar, se gjatë rrugës për në BE, si pjesë e çmimit për sigurimin e mbështetjes nga qeveria Bullgare do të jetë shitja e drejtpërdrejtë e aksioneve të caktuara shtetërore në institucionet shtetërore që duhet të transferohen si capital i biznesmenëve bullgarë, aksione që  i paralajmeruan nga Qeveria e Zoran Zaev publikisht në media” – tha Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së,  Dimçe Arsovski.

VMRO-DPMNE sërish kërkoi dorëheqjen e Zaevit dhe formimin e një qeverie ekpsertësh për siç thonë nxjerrjen e vendit nga kjo rrug pa krye. (Sanije Kasami, TVM2)