Zdunje, policia ka ndërprerë një aheng me 70 të ftuar

22.11.2020 15:32

Policia ka ndërprerë një aheng familjarë....

Policia ka ndërprerë një aheng familjar në fshatin Zdunje të Gostivarit për shkak se janë shkelur protokollet e miratuara për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në bazë të raportimeve mbrëmë policia ka kryer kontrolle në objektin hotelireik në Zdunje, nën pronësi të 59-vjeçarit Xh.B. nga Gostivari.

Gjatë kontrollit policia ka vërtetuar se në objekt po zhvillohej aheng familjar ku kanë qenë të pranishëm rreth 70 persona.

Policia ka njoftuar Inspektoratin e Tregut ndërsa janë kryer hetime. Pas dokumentimit të plotë të rastit policia do të parashtrojë padi penale kundër XH.B. për shkeljen e nenit 206 të Kodit Penale, respektivisht për veprim kundër rregullave shëndetësore gjatë pandemisë.

Poashtu gjatë 24 orëve të fundit, 685 qytetarë janë gjobitur për mosmbajtjen e maskës.