Ministria e Shëndetësisë, 1300 kovid pacient trajtohen në spitalet e vendit
Kapacitetet e spitaleve vazhdojnë të jenë të stërngarkuara...

Kapacitetet e spitaleve vazhdojnë të jenë të stërngarkuara me pacinet të prekur nga kovid 19. Numri i rasteve aktive aktualisht në vend është mbi 20 mijë persona, ndërsa 1300 po trajtohen në spitale, ku ka edhe 130 krevet të lirë.
Në klinikat kirurgjisë javën e ardhëshem do të hapen reparte shtesë për kovid pacientët. Ndërkohë kapacitetet e spitaleve vazhdojnë të jenë të stërngarkuara.
Gjithsej 474 pacient me koroanviurs po marrrin trjatim nëpër spitalet e Shkupit, ndërsa një pjesë e madhe e tyre janë me oksiegjenoterpai.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 35 pacient të ri në klinikat e Shkupit, ndërsa janë lëshuar për në shtëpi vetëm 9 pacient. Bazuar në të dhënat e fundit nga kjo ministri, numri më i madh i pacientëve të hosptializuar vazhdon të jetë në klinikën infetkive me gjithesj 159 pacient të shtritë. Në spitalin 8 “Shtatori” ka 108 pacient të sëmurë, ndërsa në spitalin Kozle po trajohen 30 pacient, nga të cilët 9 janë fëmijë.
Misnitri i shëndetësisë, Venko Filipçe ka takuar drejtorët e disa klinikave përfshi edhe drejtorin e spitalit “8 Shtatori”, por megjithëse numri i pacientëve po rritet ende ka vende të lira ka theksuar ministri. (Sanije Kasami, TVM2)
