Reagime për vizitën e Ramës në Beograd
Vizita dhe deklaratat e kryeministrit shqiptar në Beograd kanë zgjuar edhe reagime jashtë shqiptare.........

Deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, e ka vlerësuar vizitën e kryeministrit Rama në Beograd. Në një postim në rrjetin social Tuitter, Fajon shkruan se kjo vizitë përfaqëson një hap të guximshëm për të ardhmen e rajonit.
“Përshëndes vizitën historike të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Serbi. Kjo paraqet një hap të guximshëm për të ardhmen e të gjithë rajonit”, shkruan Fajon në Tuitter.
Edhe eksperti i Ballkanit, Daniel Serser, ka thënë se vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Serbi është diçka e natyrshme dhe pozitive. Server tha se nuk e konsideron provokim atë që tha Rama për Kosovën, pasi është një qëndrim që e kanë shprehur edhe Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
Ai thotë se është e rëndësishme për udhëheqësit e zgjedhur në rrugë demokratike të deklarojnë qëndrimet e tyre hapur në publik. Eksperti Server shtoi se me deklaratat e tyre, dy kryeministrat po i drejtoheshin dy audiencave të tyre të brendshme dhe komunitetit ndërkombëtar.
Edhe Maja Kocijançiq e ka vlerësuar vizitën e Ramwës në Serbi si një pikë kthese në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Ne presim që dy liderët të tregojnë vendosmëri dhe kurajo politike për t’u përballur me të ardhmen pas shumë vitesh trazira, duke ristabilizuar marrëdhëniet”, ka thënë Kocijançiq.
Zëdhënësja e shefes së Diplomacisë Evropiane ka theksuar më tej se vizita e kryeministrit Rama përbën një kontribut të ri në dialogun rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
