VMRO-DPMNE uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit
Urim për 22 Nëntorin ditën e alfabetit shqip....

Urim për 22 Nëntorin ditën e alfabetit shqip për të gjith qytetarët shqiptar edhe nga VMRO-DPMNE.
Maqedonia ishte dhe do të mbetet shtet në të cilin respekti i ndërsjell, kultivimi i kulturave dhe veçorive gjuhësore janë themel në të cilin e ndërtojmë atdheun tonë. Gjuha dhe kultura e shqiptarëve në Maqedoni janë pjesë e mozaikut të shoqërisë multi etnike në të cilën jetojmë, theksojnë nga VMRO-DPMNE duke shtuar se edhe festimi i sotëm u vendosur në kohën kur qeveria drejtohej nga VMRO-DPMNE.
Sot në kohën kur gjuha maqedonase, kultura dhe identiteti kontestohen për shkak të politikave të pazarit të Zoran Zaev, përgjigja më e mirë që duhet ta japim si qytetarë është që të jemi të bashkaur dhe sëbashku të mbrojmë të drjtën e çdo populli dhe çdo gjuhe në veçoritë e tij të identitetit, thuhet mes tjerash në urimin e VMRO-DPMNE-së.
