“Covid 19”, 24 të vdekur e 1.112 të infektuar
22.11.2020 21:25
24 të vdekur, 1.112 të infektuar dhe 709 të shëruar...

24 të vdekur, 1.112 të infektuar dhe 709 të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit sa i përket virusit korona në vend.
Në mesin e të vdekurve janë pesë persona nga Manastiri, katër nga Shkupi, tre nga Prilepi, nga dy në Tetovë dhe Veles , si dhe nga një në Kumanovë, Shtip, Ohër, Kriva Pallankë, Krushevë, Koçani, Makedonski Brodi dhe një nga Vinica.
Të gjithë pacientët kanë vdekur në spital. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me “Covid 19” arrinë në 54743, numri i të shëruarve është 32366, numri i të vdekurve 1511, ndërsa raste aktive në vend janë 20866 të infektuar.
Në spitalet e vendit aktualisht po trajtohen 1300 pacientë me “Covid 19”.
