Kulturë
IN MEMORIAM, u shua ikona e muzikës shqiptare, Ismet Peja
23.11.2020 09:28
Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjecare ikona e muzikës së mirëfilltë shqiptare, Ismet Peja....

Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjecare ikona e muzikës së mirëfilltë shqiptare, Ismet Peja.
I ndjeri është ndër artistët me përvojë më të gjatë në skenën muzikore shqiptare. Gjatë karrierës së tij ai solli një sërë projekte si “Knoma kangen sa t’jam gjall”, “Robi plaket kur don vet” dhe jo vetëm. I njohur kryesisht për këngë të vjetra qytetare, Ismet Peja ka qenë dhe do të mbetet perlë e estradës shqiptare.Zëri i bacës Ismet përmes qindra këngëve qe ai solli mjeshtërisht, qe i pranishëm për publikun për shtatë dekada me rradhë, Ai ishte padyshim monument i këngës popullore e qytetare shqiptare dhe artist me kuptimin e plotë të fjalës.
Baca Ismet në një jetë të tërë kushtuar skenës, ishte i pranishëm për publikun edhe në muajt e fundit të jetës. Për adhuruesit e këngës së tij, zëri i tij do të mbetet përherë i freskët e i paharruar, shpirti i tij përherë rinor e gazmor sepse siç ia thonte edhe ai vet me këngë “Robi plaket kur don vet”! Lajmin për vdekjen e këngëtarit e bëri të ditur djali i tij Visar Peja në një postim në rrjetin social Facebook. “Pusho i qetë sepse ke ngelur i përjetshëm”, ka shkruar ne postimin e tij.
