Policia serbe heq flamujt shqiptar në Preshevë

11.11.2014 12:27

Situata në Preshevë duket e tensionuar që në orët e para të mëngjesit. Objekti i Policisë serbe në qytetin e Preshevës ka marrë një ngjyrë tjetër........

Dikush ka befasuar policinë duke bërë portretin e Ramës prapa objektit të policisë. Kjo erdhi si në kundërpërgjigje ndaj një aksioni të ndërmarrë në orët e para të mëngjesit, ku janë hequr flamujt kombëtar të vendosur në shtyllat e rrugëve kryesore të Preshevës.

Dëshmitarët okularë thanë se flamujt janë hequr në agim të ditës së martë nga njerëz pa uniformë në shoqëri të policisë. Një ditë më parë u shoqëruan për në polici qytetarë të cilët po dekoronin me flamuj kuq e zi rrugët e Preshevës.

Presheva, mëngjesin e sotëm është rrethuar nga policë të shumtë të cilët po sigurojnë vendin para ardhjes së kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Në Shtëpinë e Kulturës janë vendosur dhjetëra policë, por edhe në rrugën “15 nëntori”, që gjendet në qendër të qytetit.

Ekipe të xhandarmërisë serbe janë parë nga gazetari i “Zërit” mbi kulmet e disa objekteve, duke vëzhguar situatën. Vendi ku Rama do të mbajë fjalimin është vënë në masa të rrepta sigurie.