Maqedoni

Akuzohet për korrupsion, Sarkozi del para gjykatës

23.11.2020 10:00

Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozi, do të dalë sot para gjykatës....

Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozi, do të dalë sot para gjykatës dhe do përballet me akuzat për korrupsion. 
 
Sarkozy prej vitesh është duke u përballur me drejtësinë për një akuza që është ngritur që në vitin 2013, duke e quajtur atë të korruptuar dhe që ishte financuar në mënyrë të jashtëligjshme nga një libian.
 
Të akuzuar në këtë çështje janë dhe Thierry Herzog, avokati i Sarkozyt, dhe Gilbert Azibert, gjyqtar në Gjykatën e Kasacionit.
 
Hetimet për Sarkozy kanë qenë të hershme dhe gjykata vendosi që ta përgjonte atë, duke i kontrolluar dhe telefonin e zyrës.
 
Sipas prokurorit të çështjet, Sarkozy ka bashkëpunuar me gjyqtarin e akuzuar, Gilbert Aziberd, duke i premtuar atij një punë të mirë në Monaco nëse do i i jepte informacione të vlefshme.
 
Ish-Presidenti për dy akuzat që rëndojnë mbi, ryshfet dhe korrupsion, rrezikon një dënim me burg deri në 10 vjet dhe një gjobë maksimale prej 1 milion euro.