Botë

Ipeshkvi serb pozitiv ndaj Covid-19, shërbeu të dielën në varrimin e Patriarkut Irinej

23.11.2020 13:12

Ipeshkvi serb i Krushevës, Davidi doli pozitiv për Covid-19 dhe u dërgua në spital....

Ipeshkvi serb i Krushevës, Davidi doli pozitiv për Covid-19 dhe u dërgua në spital.
 
Ai shërbeu dje në shërbesënn dhe liturgjinë në varrimin e Patriarkut Irinej. Siç u konfirmua nga RTS, Peshkopi David u testua menjëherë pas varrimit të patriarkut dhe tamponi i rezultoi pozitiv. Ai nuk ka pneumoni dhe u shtrua në spital vetëm me kollë të thatë. Edhe përkundër masave Covid në Serbi, varrimi i patriarkut Irenej u kthye në një ceremony ku përvec kreut më të lartë shtetëror morën pjesë besimtarë të shumtë të cilët sipas traditës, puthën një nga një arkivolin prej xhami të patriarkut të vdekur.