Maqedoni
Covid 19, ilaçi Favir, arrin në farmacitë e RMV-së këtë javë
23.11.2020 13:41
Ilaci Favir, me emrin mjekësor Favipir, pritet të gjendet nëpër farmaci deri në fund të kësaj jave....

Ilaci Favir, me emrin mjekësor Favipir, pritet të gjendet nëpër farmaci deri në fund të kësaj jave. Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore miratoi importin dhe disponueshmërinë e trajtimit për pacientët.
“Duke ndjekur situatën aktuale të shkaktuar nga Covid-19 me të cilën po përballemi, duke u mbështetur nga kërkesat gjithnjë e më të shpeshta të mjekëve të përfshirë në trajtimin e kësaj sëmundjeje për disponueshmërinë e ilaçit, Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore miratoi importin dhe disponueshmërinë e ilaçit "Favipiravir" për përdoruesit e fundit - pacientët ", thonë nga
"Malmed".
Ilaci Favir përdoret për të trajtuar forma të caktuara të Covid-19. Megjithatë ai nuk mund të blihet në farmaci, pa pasur paraprakisht një recetë nga mjeku. Ekspertët apelojnë që pacientët që të mos e përdorin në asnjë mënyrë këtë ilaç, por edhe të tjerët, pa rekomandimin e mjekut. Të gjitha ilacet që përdoren për trajtimin e Covid 19, jepen vetëm në kushte spitalore dhe në forma të caktuara të sëmundjes, sipas pasqyrës klinike.
