Maqedoni
Vdekja e 41 vjeçares në Shtip, Georgiev: Mjekët po bëjnë të pamundurën
23.11.2020 14:28
Ende nuk është sqaruar nëse pacientja 41 vjeçcare, që sipas vajzës së saj vdiq teksa kërkonte më kot të siguronte ndërrimin e bocës së oksigjenit...

Ende nuk është sqaruar nëse pacientja 41 vjeçare, që sipas vajzës së saj vdiq teksa kërkonte më kot të siguronte ndërrimin e bocës së oksigjenit, është trajtuar si duhet në spitalin e Shtipit, apo jo. Inspektorati Sanitar -Shëndetësor, javën e kaluar kreu një inspektim të jashtëzakonshëm në spital për të përcaktuar gjendjen faktike, por ende nuk ka një konstatim zyrtar. Drejtori i spitalit këkron të ndalen sulmet ndaj mjekëve që po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar çdo jetë njeriu.
"E dini, situata është e vështirë, dhe unë ju lus që të ndalen këto sulme masive ndaj punonjësve shëndetësorë në këtë situate. Çdo punonjës shëndetësor bën punën e tij siç di. Çdokush që mendon se diçka nuk është në rregull, mund t’u drejtohet institucioneve kompetente për të zgjidhur këto çështje.", tha Alen Georgiev, drejtor i Spitalit të Shtipit.
Donacion gjerman për Spitalin e Shtipit, Holstein: 15 milion euro mbështetje për rajonin
Në spitalin e Shtipit aktualisht gjenden 24 pacientë covid në gjendje kritike. Spitali ka vetëm dy ambulance tërësisht të pajisura dhe tre të tjera, të pajisura përgjysëm. Një ambulancë e re ju shtua këtij spitali, si donacion nga Gjermania.
"Gjermania deri më tani ka mbështetur rajonin me 15 milion euro, përveç kësaj BE po ndihmon me 3.3 miliardë euro, në të cilat Gjermania merr pjesë me gati një të tretën.", tha Anke Holstein, ambasadore e Gjermanisë në RMV.
Vlera totale e këtij donacioni gjerman për spitalin e Shtipit, është 38 mijë euro.
MERITA GASHI
