Çmimet e reja të derivateve, dizeli më shtrenjtë e benzina më lirë për 0.50 den
23.11.2020 14:47
KRRE publikoi sot cmimet e reja të derviateve të naftës...

KRRE publikoi sot cmimet e reja të derviateve të naftës.
Çmimi i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri nga sonte në mesnatë do të shtrenjtohet për gjysmë denari, ndërsa benzina BS – 95 do të lirohet për gjysmë denari.
Çmimi me pakicë e benzinës BS – 95 lirohet për gjysmë denari dhe nga sonte në mesnatë do të kushtojë 59,5 denarë. Çmimi i BS – 98 nuk ndryshon dhe do të vazhdojë të kushtojë 61,5 denarë për litër.
Çmimi i dizelit EURODIZEL dhe vajit ekstra të lehtë shtrenjtohet për gjysmë denari, dhe do të kushtojnë 51,5 denarë secila.
