Maqedoni

Covid-19, MSH: 1291 të shtruar, ka ende 170 shtretër të lirë

23.11.2020 14:47

Numri i përgjithshëm i pacientëve Covid pozitiv dhe të dyshimtë të trajtuar në qëndrat Kovid në mbarë vendin....

Numri i përgjithshëm i pacientëve Covid pozitiv dhe të dyshimtë të trajtuar në qëndrat Kovid në mbarë vendin, ka arritur në 1291. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në këto qendra ka ende 170 shtretër të lirë por nëse ka nevojë, kapacitetet do të zgjerohen
 
Vetëm në spitalet e Shkupit trajtohen 470 pacientë, ndërsa në repartet infektive në spitalet në të gjithë vendin trajtohen 821 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për Covid 19. Në spitalin në Kumanovë trajtohen 109 pacientë, në Qendrën Covid në Ohër ka 111 pacientë, në Prilep 104, në Strumicë ka 87 pacientë, në Manastir 75, në Veles 64 pacientë, në spitalin e Shtipit 56 pacientë, 45 pacientë janë të shtruar në repartin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, po aq edhe në qendrën Covid në Gostivar. Në Kavadar 39, Strugë 32, në Kocani 26, në Kërçovë 18, dhe në Gjevgjeli 10 persona pozitivë të shtruar në spital. 
 
Nga ministria thonë se nëse është e nevojshme, kapacitetet spitalore do të zgjerohen. Në Shkup ndërkohë, ku është edhe numri më i madh i të shtruarve, vetëm në 24 orët e kaluara, janë shtruar 19 pacientë të rinj me ndërlikime të shkaktuara nga virusi Korona. Mes tyre ka edhe 11 fëmijë që janë shtruar në spitalin në Kozle. Ministria e shëndetësisë hedh poshtë ndërkohë lajmet se disa spitale po selektojnë pacientët. Pas alarmit të ngritur nga qytetarët se spitali 8 shtatori nuk pranon pacientë mbi 70 vjec, MSH ka kërkuar sqarime e nga spitali thonë se nga 107 të shtruar Covid,  38 janë të moshës 68-80 vjeçare.