VMRO-DPMNE: S’ka oksigjen e shtretër në spitale, kemi zgjedhje

23.11.2020 15:03

VMRO DPMNE akuzon qeverinë se po abuzon me gjendjen e krizës...

VMRO DPMNE akuzon qeverinë se po abuzon me gjendjen e krizës. Në vend që të sigurojnë oksigjen e krevate në spitale për pacientët Kovid, qeveria vendos të mbajë zgjedhje në Shtip dhe plasnicë, thonë nga VMRO-DPMNE.

Vetëm në 24 orët e  fundit ,  sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shënurar  25 të vdekur nga Korona.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve është rreth 1,500. Veprimet e qeverisë tregojnë se interesat personale janë para shëndetit të qytetarëve.

“Vetëm në Shtip ka 533 raste aktive të Covid 19, dhe çdo ditë në Shtip ka vdekje nga virusi Korona. Është e qartë se ata nuk kanë asnjë plan për gjendjen e krizës që kanë shpallur , sic është e qartë  se do të abuzohet veçanërisht në terren gjatë zgjedhjeve në Shtip dhe Plasnicë. E gjithë kjo ndodh kur stafi mjekësor është i rraskapitur, kur pacientët dhe familjet e tyre kërkojnë çdo ditë një shtrat në spital, kur presin me orë të tëra për oksigjen, dhe kjo pritje shpesh përfundon në katastrofë për pacientët, sepse  nuk ka material bazë të mjaftueshëm për trajtim. Gjendja e krizës,  nuk u shpall  për të shpëtuar jetë, por për të abuzuar me ushtrinë,  që ata përdorin si agjenci sigurie teksa  spitalet nuk kanë shtretër spitalorë”,  akuzojnë nga opozita që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe Ministrit të Shëndetësisë dhe krijimin e një Qeverie të Shpëtimit Kombëtar.