Ekonomi
Covid 19, dëmet në agrokulturë, OEM: Masa urgjene që të kompensohen humbjet
23.11.2020 15:16
Sektori i agronomisë u përball me plasman të dobët, humbje të shumta dhe resurse të pakta...

Sektori i agronomisë u përball me plasman të dobët, humbje të shumta dhe resurse të pakta. Nga OEM apelojnë që të mirren masa urgjente në periudhën post-pandemike në mënyrë që ky sektor të kompenzojË humbjet. Toka e shtetit duhet t’u jepet profesionistëve, propozojnë kompanitë, kurse vlerësojnë se subvencionet duhet të jepen në bazë të kilogramit të shitur, e jo në bazë të hapësirës së tokës. Kjo mënyrë sipas tyre është marrur nga vendet evropiane, por nuk ka dhënë rezultate.
“Prej vitit 2006 deri më sot gati një miliard euro janë shpenzuar për bujqësi, por rezultatet janë shkatërruese. Mënyra e subvencionimit duhet të ndryshohet në mënyrë që të dallohen përfundimisht fermerët e vërtetë, profesionistët, nga ata që marrin mbështetje, por nuk bëjnë asgjë për të zhvilluar prodhimin. Ne duhet të bëjmë një prerje për disa gjëra, të cilat mund të jenë të dhimbshme, por vetëm për një kohë të shkurtër fermerët do të ristrukturohen dhe ne do të shkojmë në drejtimin e duhur nëse duam të lëvizim drejt BE-së.”, tha Vasko Ristovski, nga OEM.
Oda ekonomike akcentin e vendos në industinë e mishit, qumështit, verës, si industry te të cilat vërëhet një rënie më e madhe. Mirëpo theksojnë se edhe industritë tjera janë jo më pak të rëndësishme.
“Është e nevojshme zgjidhje urgjente e problemeve themelore në indstrinë e mishit dhe qumështit, miellit dhe verës për të ruajtur bagëtinë, drithin e bukës dhe vreshtarinë. Vetëm atëherë mund të mendojmë për masa stimuluese që do të sjellin rritje.”, tha Ristovski.
Nga Oda ekonomike thonë që për të mos migruar të rinjtë, atyre u duhen ofruar kushte. Digjitalizimi i zonave rurale është një ndër propozimet e odes. Gjithashtu nevojitet përmirësimi i kushteve infrastrukturore nëpër fshatra, theksojnë nga OEM.
ERSAN PAJAZITI
