Zgjedhjet lokale në Shtip, kandidati i LSDM-së, vazhdon fushatën

23.11.2020 15:47

Edhe kandidati i LSDM-së, Sashko Nikollovski...

Edhe kandidati i LSDM-së, Sashko Nikollovski vazhdon fushatën e tij për zgjedhjet lokale në Shtip. Për mediat u deklarua se në këtë kohë pandemie, me rëndësi ëhstë të jesh njeri e për këtë ai vazhdon angazhimin aktiv si viullnetar e profesionist, në ndihmë të luftës "Covid-19". 

“Edhe në këtë fushatë vazhdoj të jem vullnetar aktiv në repartin tim për intervenime kirurgjike, ku cdo ditë kryej intervenime. Edhe përkundër kësaj, unë jam vullnetar aktiv edhe në formimin e qendrës së re ‘Covid’, që do të ngrihet në repartin intensive në repartin  kardiologjik.  Para së gjithash duhet të jesh njeri, më pas vijnë të tjerat. Të gjitha njohuritë dhe energjinë time, unë e vënë dispozicion të bashkëqytetarëve të mi, e të të gjithë kolegëve të mi punonjës shëndetësorë” – tha Sashko Nikollov, Kandidat për Kryetar të Shtipit nga rradhët e LSDM-së.