Maqedoni

Zgjedhjet lokale në Shtip, TMRO: Është koha për të sjellë ndryshimin

23.11.2020 16:03

Partitë pjesmarrëse në garën zgjedhore në zgjedhjet lokale në Shtip...

Partitë pjesmarrëse në garën zgjedhore në zgjedhjet lokale në Shtip, kanë filluar fushatën e tyre zgjedhore. TMRO kërkon votën më 13 tetor për të sjellë ndryshimin në Shtip

“Planifikojmë të bëjmë ndryshime për një qytet më të mirë e më të prosperuar. Për një vend më të mirë për jetesë për të gjithë banorët e Shtipit” – tha Llazar Naumov- Kandidat për kryetar të Shtipit nga rradhët e TMRO.

“Shtipi si një qytet revolucionar, me traditë të gjatë, ka një mundësi që vjen rallë, prandaj moto jonë për këto zgjedhje është” Bëj ndryshimin”. Duhet ndryshim i kësaj qeverie jopopullore në Shtip e më 13 dhjetor me dalje masive e pa bojkot, të sjellim ndryshimin” – u shpreh Kryetari i TMRO-së, Vanço Shehtanski.