Masat anticovid, transportuesit: Nuk mbulojmë as harxhimet

23.11.2020 16:21

Covid 19 ka paralizuar transportuesit e udhëtarëve...

Covid 19 ka paralizuar transportuesit e udhëtarëve më furgon dhe automjetet më të vogla, pasi ato nuk mund të transportojnë me shume se 50% e kapacitetit. Transportuesit në Tetovë ankohen se nuk mund t’i mbulojnë as shpenzimet elementare, janë duke punuar vetëm për naftë,dhe as gjë më shumë. Ndihmë nga qeveria nuk presin.

“Problem, më pak katër persona duhet t’i kemi. Ç’far shpenzime mbulojmë me katër persona,i paguajmë krejt tatimet në rregull çka do bësh me katër persona. Tepër e kemi vështirë,  po s’kemi çka bëjmë. Ne nga qeveria nuk kërkojmë as gjë. Çka të kërkojmë nga qeveria nuk është e sotme, me licenca me tatime krejt të paguara,katër persona çka një litër naftë është një euro” – tha një transportues.

Asnjë herë nuk mbulohen shpenzimet vetëm mos rijmë në shtëpi. Të dalim të ecim, në shtëpi  mos rrimë të kaloj koha, ç’far shpenzimesh, vetëm nafta çdo ditë rritet, një herë bije dhjetë herë rritet. Katër pesë persona na lejojnë.

SPB Tetovë: Mbi 500 parashtresa për mosmbajtje të maskave, 1004 Covid aktivë në Tetovë

Nga SPB-Tetovë thonë se transportuesit i respektojnë masat e nuk marin njerëz më shumë se kapaciteti i lejuar. Ka megjithatë transportues që punojnë pa licenca e qytetarë që nuk respektojnë mbatjen e maskave brenda mjeteve.

“Gjatë muajit nëntor, janë përgatitur 541 parashtresa për mos mbajtjen e maskave në automjete, nga të cilat një numër i konsiderueshëm kanë qenë edhe nëpër automjetet e transportit publik. Parashtresa për 50 %të shfrytëzimit të kapaciteteve në transportin publik nuk janë konstatuar, por janë përgatitur 49 kallëzime penale për kryerje të veprimtarisë transport publik të udhëtarëve pa poseduar licencë adekuate” – tha Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marian Josipovski.

Arifi: Respektoni masat, festat lërini për më vonë

Shtabi i  Krizës në Tetovë,  thotë se gjendja  është kritike.  Numrat e personave të infektuar me virus shkojnë në rritje, ato kërkojnë respektimin e masave.

“Të gjithë pa përjashtim të mbajmë maskat mbrojtëse, ta ruajmë distancën fizike dhe higjienën personale. Festat dhe ahengjet familjare ti shtyjmë për kohë më të mira, që të mundemi të gjithë t’ju gëzohemi duke pasur pranë të gjithë miqtë, të afërmit dhe anëtarët e familjes, të cilët tash kanë një shëndet më të brishtë, me qëllim që të mund ti kemi afër vetes edhe shumë vite të tjera.Kjo betejë kërkon durim, përkushtim dhe sakrificë nga të gjithë” – tha Kryetarja e Komunes së Tetovës, Teuta Arifi.

Tetova bashkë me pesë komunat tjera rurale për momentin ka 1004 persona aktiv me Covid 19. (Visar Sadiki, TVM2)