Ilaçi “favipravir”, Shabani: E lejuam, pas kërkesës së ekspertëve

23.11.2020 17:18

Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore...

Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka aprovuar importin dhe disponueshmërinë e ilaçit Favipiravir  për pacientët Covid .

Drejtori i “MALMED”, Lirim Shabani, thotë se edhe përkundër faktit që ky ilaç nuk është për trajtimin e Koronës, importi emergjent i tij, u lejua pas kërkesave të shtuara të mjekëve specialist.

“Ditën e premte ne e kemi lejuar ilacin te futet në Maqedoninë e Veriut. Të njejtën gjë e kemi bërë paraprakisht sipas kërkesës së institucioneve, mjekëve kompetent, të cilët kanë derguar te ne kërkesë në Angjesionin e Barnave. Bari edhe pse nuk është i regjistruar, përdoret tashmë 6 vite në Japoni. Indikacioni kryesor i barit, duhet te potencohet se nuk është për shërimin dhe trajtimin e virusit Korona, për atë arsye futet si import intervent në RMV, pas kërkesë të mjekëve, infektologëve, specialistëve. Pasi janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore, e kemi lejuar të futet” – tha Drejtori i “Melamed”,  Lirim Shabani.

Nuk dihet se kur saktësisht qytetarët do të jenë në gjendje të trajtohen me këtë ilaç. Mjekët e përgjithëm thonë se duhet të ketë një protokoll zyrar trajtimi, me përshkrim të qartë të rreth dozave dhe efekteve të ilaçit. (Farije Dauti – Bakiu,TVM2)