Gjykimi për 27 prillin, dëshmitarëve nuk u kujtohet çfarë ndodhi

23.11.2020 17:41

Vazhdojnë dëshmitë e ish deputetëve dhe deputetëve aktual në Gjykatën Penale...

Vazhdojnë dëshmitë e ish deputetëve dhe deputetëve aktual në  Gjykatën Penale  për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Megjithatë në gjykim dëshmiarët thanë se nuk ju kujtohet saktësisht kronologjia e ngjarjes.

Deputeti i LSDM-së, Dime Velkovski është një prej atyre që nuk i kujtohet në detaje  se çka ka ndodhur dhe se nëse ai është nënshkruar për vazhdimin e seancës parlamentare të  nesërmen.

“Shumë çështje u nëshkruan, nuk më kujtohet” - është përgjigjja e deputetit Velkovski në pyetjen e avokatit mbrojtës, Elenko Milanov.

Edhe ish deputetja nga  Partia Liberale, Juliana Nikollovska, nuk i mban mend saktësisht ngjarjet e asaj dite. Ajo vetëm konfirmoi se ka nënshkruar që seanca e 27 prillit të vazhdojë  të nesërmen.

Edhe ish deputetes Tatjana Prentoviq nuk i kujtohet si dhe çka ndodhi më 27 prill.

Kryetari i komunës së Strumicës, Kosta Janevski, ish deputet i asaj kohe në dëshminë e tij theksoi se nuk ka dëgjuar nëse seanca e 27 prillit është kërkuar të shtyhet për një ditë më pas. Por pasi pa listën e deputetëve që nënshkruan për shtyrjen e seancës, Janevski u përgjigj: “Nuk më duket si nënshkrimi im, por ka mundësi të kem nënshkruar”.

Në këtë seancë, edhe pse i ftuar edhe me ftesë nga gjykata edhe me thirje telefonike, nuk u paraqit për të dëshmuar lideri i Alternativës, Afrim Gashi.

Të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si edhe ish-drejtori i DSK, Vlladimir Atanasovski. Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikimin terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)