Forumi energjitik 2020, Zaev: Projekte që nxisin bashkëpunimin rajonal
Kalimi në burimet e pastra energjetike...

Kalimi në burimet e pastra energjetike, përmes aplikimit të burimeve ekologjike të energjisë , ujit, diellit dhe ajrit, ulja e përdorimit të qymyrit janë prioritetet kyçe të Maqedonisë së Veriut në sektorin energjetik, u tha në forumin energjetik 2020. Kryeministri i vendit, Zoran Zaev theksoi se krahas ballafaqimit me situatën e pandemisë, qeveria e tij nuk ka lënë anash angazhimet në sektorin energjetik.
Ai përmendi disa projekte në të cilat është e kyçur Maqedonia e Veriut.
“Terminali për gaz të lëngshëm natyror në Aleksandropulos, Greqi, për çka është sjellur vendim për formimin e ekipeve për negociata dhe për momentin po negocionojmë. Të gjitha investimet që i kemi nga vendet anëtare të BE, duke filluar nga investimet për fotovoltaikë, qendrave të prodhimit të energjisë nga era dhe gjithsesi paralajmërimi për investim serioz në hidrocentralin Çebren. Shpresoj që pjesmarrja në këto projekte energjetike do të nxit sa më shumë sektore për zhvillim të bashkëpunimit rajonal. Me rëndësi të madhe është edhe interkonektori në mes Maqedonisës së Veriut dhe Greqisë, si objekt kyç infrastrukturor me të cilin do të sigurohet konkurencë më e madhe në furnizimin me gaz natyror” – u shpreh Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
Diversifikimi i burimeve energjetike, Marie Byrnes: Hap rrugët tregtare drejt BE-së
Ambasadorja Kate Marie Byrnes theksoi se Maqedonia e Veriut ka përkrahjen e parezervë të ShBA-ve në drejtim të diversifikimit të burimeve energjetike, në mënyrë që vendi të ulë kostot për konsumatorët dhe të lidhet me fortë me vendet evropiane.
“Diversifikimi do të lidh më tej Maqedoninë e Veriut me rajonin, do të ulë shpenzimet për konsumatorët dhe do të hap rrugët tregtare thellë për në Evropë. Qeveria jonë ka treguar mbështetjen e madhe për të ndërtuar interkonektorin e gazit me Greqinë dhe kjo është një hap në drejtim të duhur. Ne nxisim të dy vendet të lëvizin shpejtë në kapërcimin e çdo lloj bariere” – deklaroi Ambasadorja e SHBA-ve në RMV, Kate Marie Byrnes.
Forumi energjItik 2020 u organizua nga Qeveria, Ambasada e SHBA-ve në Shkup dhe nga Instituti ZIP. (Ersan Pajaziti, TVM2)
