Thaçi: Rama na dha shpresë se do të kujdeset për të gjithë shqiptarët

11.11.2014 12:37

Vizitën e Ramës në Beograd e ka komentuar edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.....

Qëndrimet e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, të paraqitura dje në Beograd  gjatë  takimit  me  kryeministrin  e  Serbisë,  z. Vuçiq,  padyshim  shprehën orientimin e të gjithë shqiptarëve për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian, si dhe realizimin e aspiratave të përbashkëta kombëtare.

Qëndrimi shumë dinjitoz i kryeministrit të Republikës së Shqipërisë për pavarësinë e Kosovës në Beograd u jep më shumë shpresa shqiptarëve se Shqipëria zyrtare do të përkujdeset për çdo shqiptar, pa marrë parasysh ku jetojnë ata.

Unë ndjehem sot shumë më krenar dhe padyshim shumë më shqiptar pas këtij qëndrimi dinjitoz të kryeministrit të Shqipërisë në Beograd, Edi Rama, thuhet në deklaratën e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçit.