“Covid 19”, 35 të vdekur, 387 pozitiv, 528 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 1176 testime të bëra ka regjistruar 387 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 35 persona, ndërsa janë shëruar 528 pacientë.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi, me 174 raste i pasuar nga Gostivari me 56, Tetova me 26, Manastiri me 20, Shtipi me 19, Kumanova me 17, Prilepi dhe Velesi me 12 dhe qytetet e tjera me më pak se 10 të infektuar.
Betejën me “Covid 19” e kanë humbur 35 pacientë, prej të cilëve 10 nga Shkupi, 4 pacientë nga Gostivari, 3 nga Kumanova, nga 2 pacientë nga Kërçova, Prilepi, Manastiri, Strumica, dhe Berova, nga 1 pacientë në Shtip, Tetovë,Veles, Ohër, Kavadar, Gjevgjeli , Radovish, dhe Koçan.
Numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 55127, prej tyre janë shëruar 32894, kanë humbur jetën 1546, teksa numri i rasteve aktive shënon 20687. (Flutura Latifi, TVM2)
