Mosmarrëveshjet Shkup- Sofje, Zaev: Nuk flasim për lëshime, por për zgjidhje

23.11.2020 18:33

Kryeministri Zoran Zaev thotë se vendi po bën gjithçka....

Kryeministri Zoran Zaev thotë se vendi po bën gjithçka që është e domosdoshme që të arrihet marrëveshje për çështjet e hapura që ekzistojnë me Sofjen.

Sipas tij  Bullgaria është mik i madh i RMV-së  dhe se beson se do të mbetet në atë linje.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth asaj se për çka diskutohet me Bullgarinë, Zaev tha se nuk bisedohet për lëshime, por për zgjidhje për të dy palët.

“Nuk flasim për lëshime. Po bisedohet për zgjidhje për të dy palët. Ekzistojnë mënyra se si kjo të bëhet. Gjithsesi, edhe një herë potencoj, më vjen mirë që Bullgaria e njeh gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas si realitet, e besoj përmes atyre formulacioneve do të gjendej edhe zgjidhje , për shkak se ekzistojnë zgjidhje, natyrisht duke pasur kujdes mes vete si palë në marrëveshjen – ne për palën bullgare, ndërsa pala bullgara të ketë kujdes për neve. Këtë e bëjnë miqtë dhe besoj se do të tregojmë edhe një herë se jemi miq të mëdhenj” – tha Kryeministri, Zoran Zaev.

VMRO-DPMNE: Ne nuk kemi qeveri, por kartel të korruptuar

Por VMRO DPMNE thotë se qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për veton bullgare. Sipas tyre, pas dështimit dhe gënjeshtrave për fillimin e negociuatave me BE-në dhe tregtisë me identitetin maqedonas, Zaev e ka humbur legjitimitetin për të qeverisur me vendin.

“Po të kishte Maqedonia një qeveri me vlera europiane, e jo një kartel të korruptuar për qeveri, veto bullgare nuk do të ndodhte. Dalje nga kjo situatë do të ketë vetëm pas dorëheqjes së Zaevit, dimitrovit e shekerindkës, dhe formimit të një qeverie të shtëptimit nacional” – u shpreh Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.  

Borisov: Zgjidhja duhet të dëshirohet nga të dyja palët

Ndërkohë kryeministri bullgar, Borisov aludoi sërish se Shkupi është fajtor për veton.

“Bullgaria gjithnjë ka qenë e gatshme për dialog dhe mirëkuptim në zgjidhjen e çështjeve dyplaëshe me Republikën e Maqedonisë së Veriut, por kjo duhet të dëshirohet dhe zbatohet nga të dy anët” - është shprehur Borisov në takim me euro-ambasadorët. (Flutura Latifi, TVM2)