“Covid19”, 12 viktima, 645 raste të reja në Kosovë

23.11.2020 20:03

Thellohet edhe më tej bilanci i virusit korona në Kosovë....

Thellohet edhe më tej bilanci i virusit korona në Kosovë.  Në 24 orët e fundit 12 qytetarë të tjerë e kanë humbur betejën me COVID-19, duke e çuar në 926 numrin total të viktimave që nga shfaqja e pandemisë.

I lartë mbetet edhe numri i infektimeve ditore. Nga 1542 testime të kryera janë konfirmuar 645 raste të reja. 

Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Gjakova dhe Podujeva mbeten qytetet me përhapjen më të madhe të virusit. Aktualisht në Kosovë janë 12.618 raste aktive.