Shqipëri, 17 viktima, 795 raste të reja, gati spitali “Covid 4”

23.11.2020 20:56

Një numër rekord prej 17 viktimash...

Një numër rekord prej 17 viktimash është shënuar këtë të hënë në Shqipëri, ndërsa nga 2352 testime, 795 raste kanë rezuiltuar pozitive.

Aktualisht, sipas Ministrisë së Shëndetëtsisë, në 3 spitalet COVID po trajtohen 439 pacientë, nga të cilët 16 në terapi intensive.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka paralajmëruar se është gati hapja e spitalit Covid 4, ndërsa edhe spitalet rajonale do të përshtaten për pacientë të infektuar.

Më herët, Komiteti i ekspertëve ka këmbëngulur se situata e pandemisë është tërësisht nën kontroll, por megjithatë, ka shtyrë afatin e mësimit online për universitetet, ndërsa opsioni për mbylljen e shkollave nuk po shqyrtohet. (Luljeta Ndoka, TVM2)