Maqedoni
Parashikimi i motit
24.11.2020 09:06
Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të kohëpaskohshme dhe të konsiderueshme....

Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të kohëpaskohshme dhe të konsiderueshme. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Luginës së Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri 2 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 8 deri 15 gradë celcius.
Në Shkup, mot me vranësira mesatare deri në konsiderueshme nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të bie në minus 1, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 10 gradë.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell de stabil. Mëngjeset do të jenë të ftohta, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje të temperaturave.
