Maqedoni
Matura Shtetërore, nga 29 maj deri më 14 qershor - shtohen lëndë të reja zgjedhore
24.11.2020 10:16
Provimet nga matura shtetërore, për vitin shkollor 2020/2021 në sesionin e qershorit...

Provimet nga matura shtetërore, për vitin shkollor 2020/2021 në sesionin e qershorit, do të jepen nga 29 maj deri më 14 qershor, njoftoi Qendra Shtetërore e Provimeve.
Lista e lëndëve zgjedhore për provimin e tretë ekstern, këtë vit është zgjeruar me dy lëndë të tjera - informatikë dhe gjeografi. Programet e provimeve për të gjitha lëndët do të jenë me përmbajtje të shkurtuar.
Më 29 maj do të jepet privimi nga gjuha amtare, përkatësisht gjuha dhe letërsia maqedonase, gjuha dhe letërsia shqipe dhe gjuha dhe letërsia turke. Më 5 qershor, nxënësit do të japin privimt për gjuhë të huaja, anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe rusisht. Më 11 qershor, do të jepen provimet për estetikë, filozofi, kimi, fizikë, biologji, histori, sociologji, biznes, shkenca kompjuterike dhe gjeografi dhe më 14 qershor, ai për matematikë. Të gjitha provimet do të fillojnë në orën 10:00 të mëngjesit.
Ka një risi këtë vit për detyrën e projektimit që do të përmbajë një pjesë të hulumtimit. Në vend të detyrës klasike të projektimit që bëhet brenda provimit të maturës, nga ky vit nxënësit e shkollave të mesme do të lejohen të krijojnë idenë e tyre në formën e një iniciative për të rinj, film, platformë dixhitale, ngjarje multimediale.
“Sipas Rregullores për mënyrën e marrjes dhe vlerësimit të rezultateve të studentëve në provimet e maturës shtetërore në shkollën e mesme, arsimin profesional dhe të mesëm artistik, nxënës të shkollës së mesme nga viti i katërt, jo më vonë se 30 nëntor 2020. ata duhet të paraqesin një temë për përgatitjen e një detyre të projektit të maturës. Regjistrimi duhet të bëhet në shkollat e tyre si më parë”, informojnë nga Qendra Shtetërore e Provimit.
Për të mbrojtur detyrën e projektimit në pranverë, Qendra Shtetërore e Provimit do të nxjerrë protokolle si për praninë fizike, ashtu edhe për dhënien e provimit në internet, në varësi të situatës me Covid-19.
Më herët, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme kërkoi që këtë vit shkollor të mos ketë maturë shtetërore, por vetëm përgatitje të një detyre projekti. Ata besojnë se provimi i maturës shtetërore këtë vit shkollor nuk do të jetë test efektiv për maturantët, për shkak të gjendjes me mësimin në distancë, si dhe programeve mësimore të shkurtuara nga fillimi i zgjatur i vitit shkollor.
